Brenda laboratorit ku NASA po ndërton anijen kozmike që do të eksplorojë asteroidin me vlerë 10 kuintilion dollarë

schedule11:04 - 2 Prill, 2021

schedule 11:04 - 2 Prill, 2021

NASA ka filluar zyrtarisht ndërtimin e anijes së saj kozmike Psyche, e cila do të  eksplorojë një asteroid me të njëjtin emër me vlerë 10 dollarë kuintilion ($10 me 5 grupe tre zerosh mbrapa).

Agjencia hapësinore ka ndarë imazhe ndërsa është duke u ndërtuar në Laboratorin “Propulsionit Jet” në Kaliforninë Jugore, informon abcnews.al.

Procesi i ndërtimit të saj do të zgjasë një vit, dhe më pas, në gusht të 2022 do të dërgohet në Kepin Canaveral, në Florida, për t’u nisur.

Anija do të duhet të udhëtojë 179.5 milion km për të arritur asteroidin, duke ekzaminuar fushën e tij magnetike, neutronet dhe rrezet gama që rrezatojnë në sipërfaqe.

Nëse gjithçka shkon mirë, anija do të kalojë nga marsi në maj 2023 dhe do të arrijë në orbitë në fillim të vitit 2026, informon abcnews.al.

Pra, do të kalojë 21 muaj atje, duke mbledhur të dhëna për shkëmbin e vlefshëm hapësinor, i cili u gjet në tetor 2020.

Me rreth 140 milje në diametër, afërsisht një e katërta e gjatësisë së gjithë Mbretërisë së Bashkuar, asteroidi është një nga objektet më të mëdha në brezin hapësinor.

Ka të ngjarë të jetë i përbërë tërësisht prej hekuri ose nikeli, në krahasim me akullin dhe shkëmbin e shumicës së asteroideve, dhe si i tillë mund të hedhë dritë mbi historinë e planetëve të tjerë për shkak të ngjashmërisë së tij me bërthamën e Tokës.

Gjithashtu ka një vlerë prej 10,000 herë më shumë se ekonomia globale e vitit 2019./e.b-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!