Në fillim të shtatorit, kampi i refugjatëve në Gjadër të Lezhës do të jetë gati për të pritur grupin e parë të emigrantëve afrikanë që do të vendosen në vendin tonë në kuadër të marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.
Në këtë kantier punohet gjatë 24 orëve. Pjesa më e madhe kapanoneve që do të shërbejnë për akomodim janë bërë gati për strehimin e refugjatëve. Ata do të sistemohen këtu pasi të kenë përfunduar procedurat e regjistrimit në qendrën pritëse të Shëngjinit.
Qendra pritëse është bërë gati prej 5 qershorit. I vendosur brenda zonës ushtarake të Gjadrit, kampi do të jetë i ndarë në 4 pjesë.
Zona akomodimit, mensa dhe kapanonet. Pjesë e këtij kampi do të jenë dhe një qendër shëndetësore dhe një burg për persona të cilët mund të shkelin ligjin brenda rrethimit.
Refugjatët që u refuzohet azili do të jenë të vecuar deri në pritje të riatdhesimit.
Paralelisht po punohet edhe per ngritjen e murit rrethues. Ai do te jete me strukture metalike, rreth 6 metra i lartë dhe do të shërbej për sigurinë e refugjatëve./abcnews.al