Brenda garderobës së Elita Rudit, veshjet që çdo vajzë do dëshironte të kishte

schedule15:36 - 13 Prill, 2021

schedule 15:36 - 13 Prill, 2021

Rritja e temperaturave bën që shumë gra dhe vajza të nisin punën për ndërrimin e garderobës.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe moderatorja shumë e dashur për publikun, Elita Rudi, e cila nuk ka nguruar të ndajë disa video ku tregon pamje nga garderoba e nga dhoma e gjumit.

Vihet re që pavarësisht se ajo ka bërë një rrëmujë të vërtetë, garderoba e moderatores është ëndrra e çdo vajze.

Sakaq Elita ka treguar se do të dhurojë disa prej veshjeve të saj për ato që kanë nevojë, një gjest ky vërtetë për t’u vlerësuar./abcnews.al