Brenda fabrikës se airbus/ Hamburg, avion special për 20 vjetorin e Wizz Air

schedule13:16 - 13 Korrik, 2024

schedule 13:16 - 13 Korrik, 2024

Gjermania luan një rol kyç në industrinë e aviacionit për gjigandin e prodhimit të avionëve Airbus. Në fabrikën e Airbus në Hamburg mijëra njerëz janë përgjegjës për prodhimin dhe çdo shërbim tjetër të avionëve që fluturimet tona të jenë të sigurta.

Në 11 korrik Airbus në Hamburg hapi dyert për të pritur mysafirë të medias nga shtete të ndryshme të botës, duke ofruar një vëzhgim unik në prapaskenat e prodhimit të avionëve më të fundit.

Në këtë fabrikë prodhohet më shumë se gjysma e pjesëve të Airbus A320, A330 si dhe A350 duke e bërë qytetin gjerman me industrinë e aviacionit më të zhvilluar në botë.

Në fabrikën e Hamburgut avionët e vjetër të prodhuar vite më parë janë tashmë relikë dhe pjesë e një muzeumi në ambientet e jashtme të fabrikës.

Që nga viti 2004 Wizz Air i ka besuar Airbus dhe linja ajrore operon me mbi 200 avionë ultramodernë. 61% e tyre janë modele neo, me motorë të gjeneratës së re që reduktojnë konsumin e karburantit dhe zvogëlojnë emetimet.

Ky 20 vjetor festohet në një moment të veçantë. Linja ajrore mirëpriti avionin e saj, Airbus A321neo, me një dizajn unik.

Përfaqësues të Wizzair morën në dorëzim avionin në fabrikën e Airbus gjatë një ceremonie në një moment simbolik atë të 20 vjetorit të themelimit të linjës ajrore me tarifa të ulëta.

“Avioni është gati për të realizuar se shpejti fluturimin e pare nga Hamburgu drejt Budapestit…”

Avioni i ri me numrin 9H-ËNM është dizajnuar nga Éva Kerényi, fituesja e konkursit të dizajnit që Wizz Air organizoi vitin e kaluar, duke inkurajuar talentet nga e gjithë bota të krijonin një pamje për një nga avionët e saj Airbus A321neo.

Pamja e re vjen si dëshmi e angazhimit të linjës ajrore ndaj qëndrueshmërisë. Dizajni i ri në formën e gjetheve që mbështjellin trupin e avionit,  kombinohet me ngjyrat klasike rozë dhe blu të wizzAir.

U frymëzova nga logoja e Wizz Air, e cila e paraqet avionin si vena e gjetheve. Prandaj, mbajta motivin kryesor të gjethes; mendova për linja elegante, të imta, me gjethe gjithnjë në rritje dhe paleta e ngjyrave të nënshkrimit të Wizz Air, rozë dhe blu, që bashkohen. Imagjinova një motiv delikat dhe elegant, me gjethe dhe fije që thuren rreth trupit të avionit, që pasqyron stilin më të dashur për mua, atë bashkëkohor, Art Nouveau. Jam shumë e lumtur që jam sot këtu dhe shumë e kënaqur për atë që kam krijuar”.

wizz Air që mbushi 20 vjeç, e nisi fluturimin e parë në 19 maj të vitit 2004 nga Katovica e Polonisë drejt Londrës.

Me një rrjet prej 800 itineraresh që shtrihen në gati 200 destinacione në Evropë, Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Afrikë, linja ajrore ka transportuar gati 400 milionë pasagjerë deri më sot.

Gjatë 20 viteve të fundit, suksesi i Wizz Air është mbështetur nga strategjia e jashtëzakonshme e flotës. Që nga dita e parë, kemi operuar me avionët më të avancuar të familjes Airbus A320. Bashkëpunimi me Airbus A321neo filloi në 2019 dhe ka nxitur rritjen e Wizz Air, duke e bërë atë linjën ajrore me rritjen më të shpejtë në Evropë dhe lider në industri për sa i përket rikuperimit të kapacitetit pas pandemisë, si dhe me përqindjen më të lartë të fluturimeve midis linjave kryesore ajrore, të kryera në një platformë të teknologjisë së re. Jemi të kënaqur të vazhdojmë partneritetin tonë të frytshëm me Airbus, që na mundëson të arrijmë qëllimin e 500 avionëve në flotën tonë deri në vitin 2030”, tha Owain Jones, Shefi i Çështjeve Korporative të ëWizz Air, tregon ambicionet e së ardhmes për linjën ajrore që u mundëson udhëtarëve të fluturojnë lirë

Çelësi i zhvillimit afatgjatë te Wizz Air është rinovimi i flotës me Airbus A321neo, duke shtuar në të ardhmen edhe të tjerë.

Ky avion përfshin teknologjitë më të fundit në aviacion dhe ofron përfitime të konsiderueshme mjedisore, me një reduktim prej gati 50% të zhurmës, një reduktim prej 20% të konsumit të karburantit dhe 50% reduktim të emisioneve të oksidit të azotit krahasuar me modelin e mëparshëm.

Flota e linjës ajrore ultra-low-cost tani përbëhet nga 220 avionë, mbi 60% e të cilëve janë të pajisur me teknologjinë “neo”.

Jemi jashtëzakonisht të emocionuar të mirëpresim këtë simbol unik të historisë sonë 20-vjeçare dhe arritjeve të qëndrueshmërisë në flotën tonë. Përveç rinovimit të vazhdueshëm të teknologjisë sonë, ne po zbatojmë nisma të shumta që rrisin efikasitetin tonë operativ dhe po investojmë shumë në qëndrueshmërinë e karburantiti në aviacion. Investimi ynë i fundit prej 5 milionë GBP në një prodhues të mundshëm të SAF, Firefly, është pjesë e strategjisë sonë afatmesme për të reduktuar më tej emetimet e CO2. Deri në vitin 2030, synojmë të furnizojmë 10% të fluturimeve tona me karburant të qëndrueshëm aviacioni. Megjithatë, çelësi për arritjen e emetimeve neto zero është bashkëpunimi në industri dhe investimet strategjike në teknologjitë me karbon të ulët, të mbështetura nga qeveritë dhe politikë bërësit me legjislacionin e nevojshëm dhe nxitjet kuptimplota. Ne jemi të përqendruar në bashkimin e forcave me të gjithë partnerët tanë në ekosistemin e aviacionit në rrugën drejt neto zero.”

Prej katër vitesh Wiz Air ka bazën e saj në aeroportin e Tiranës. 13 avionë airbus 320 do të jenë të stacionuar gjatë kësaj vere në Rinas. Që nga nisja e operacioneve mbi 12 milionë pasagjerë kanë fluturuar drejt dhe nga Tirana me Wizz Air, ku 5 milion prej tyre kanë udhëtuar vetëm vitin e kaluar, duke e bërë linjën ajrore një faktor kyç të miliona njerëzve nga e gjithë bota që me një biletë të lirë, të zbulonin Shqipërinë shumë pranë destinacioneve më të njohura në botë, si Greqia, Italia dhe Kroacia, por e pa eksploruar më parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!