Bregu ylli i Superiores, pas 5 vitesh “Këpuca e Artë” qëndron në Shqipëri

schedule19:06 - 26 Maj, 2021

schedule 19:06 - 26 Maj, 2021

Teuta është kampionia e Shqipërisë. Durrsakët fituan sot titullin kampion pasi mundën me shifrat e thella 6-1 Apoloninë dhe rrëmbyen titullin, me golavarazh më të mirë se Vllaznisë, që grumbulloi po aq pikë sa skuadra e Edi Martinit.

Në ndeshjet e mëdha skenën e marrin lojtarët e mëdhenj dhe të njëjtën gjë e bëri sot Dejvi Bregu. Anësori tundi rrjetën 3 herë sot, duke e çuar në 16 numrin e golave të shënuar në këtë edicion të Superiores dhe rrëmbyer Këpucën e Artë.

Deri dje ndoshta shumë pak veta e mendonin që trofeu të shkonte te Bregu, por sot Eze (15 gola, nuk ishte në fushë sot), ndërsa Ibraimit (15 gola) nuk i mjaftoi goli në ndeshjen e sotme ndaj Kastriotit dhe qëndruan në numrat e mëparshëm, duke i hapur rrugën Dejvi Bregut.

Këpuca e Artë qëndron në vendin tonë pas plot 5 vitesh. Hamdi Salihi ishte shqiptari i fundit, që arrinte të fitonte këtë trofe me Skënderbeun në sezonin 2015-16. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!