Bregu: Mund të largohem në janar nga Skënderbeu. Penalltia? Iku ajo, u dha!

schedule16:06 - 9 Nëntor, 2019

schedule 16:06 - 9 Nëntor, 2019

Dejvi Bregu, sulmuesi i Skënderbeut, shënoi golin e dytë në ndeshjen me Bylisin, ndërkohë që mori edhe penalltinë e parë. Në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai deklaroi:

“Nuk është hera e parë që na ndodh, që të na përmbyset rezultati. Kur isha një hap përpara Peposhit, mendova të rrëzohesha sapo të prekesha. Penalltia për atë punë është. Unë e kuptova që kishte kontakt. Unë e shoh kontaktin. Po te e dyta e patë ju? E para iku, u dha”.

“Ishte mënyrë më e mirë për të kërkuar kontakt me mbrojtësin. Te penalltia e parë do godiste ai që ishte më i sigurt dhe e mori Krasniqi. Të e dyta e ndjeva dhe e mora unë dhe shënova”.

“Kontrata ime është deri në maj. Jam në një linjë me klubin. Kemi biseduar që të bëhet një lëvizje në janar dhe shpresoj që klubi të më ndihmojë. Nuk ka pasur bisedime për rinovimin. Presidenti më ka thënë që të mendoj për të ikur jashtë, pasi për këtë arsye”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!