Sulmuesi i Skënderbeut, Dejvi Bregu, shënoi golin e “Ujqërve” përballë Tiranës, duke përfituar nga një pasiguri në mbrojtjen bardheblu. Pas ndeshjes, Bregu foli për Supersport, në emisionin “Gol pas Goli”, aty ku u shpreh:
GOLI – “Është bukur të shënoj, si kundër Tiranës, si kundër çdo ekipi. Jam i lumtur të ndihmoj skuadrën dhe që luajta në këtë stadium fantastik. Duke parë si vajti ndeshja, barazimi ishte i drejtë. Mund ta fitonim ndeshjen me Gripshin, por dhe Lika bëri shumë mirë në dalje”.
PENALLTIA – “Unë e kam marrë topin me dorë, e kam marrë me gjoks, nuk ishte penallti. Mendoj se nuk ishte penallti. Këtu gjithmonë kanë pasur hapësira lojtarët e rinj, më bëhet qejfi për të gjithë. Shpresoj dhe dua që këta çuna ta tregojnë potencialin e tyre dhe të luajnë sa më shumë me Skënderbeun”.
DËMTIMI – “Kush ka luajtur futboll, e kupton sa e vështirë është të futesh në ritëm me dy ditë stërvitje. I kam thënë Dajës që do të duroj dhe për të mos i prishur punë skuadrës, vendosa të largohem nga fusha”, tha Bregu./abcnews.al