Bregu: Gol i këndshëm, 100% zotësia ime. Ju tregoj problemin e madh

schedule19:56 - 21 Janar, 2020

schedule 19:56 - 21 Janar, 2020

Dejvi Bregu shënoi një eurogol ndaj Partizanit. Sulmuesi i Skënderbeut shfaqet i lumtur në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, teksa flet për fitoren, problemin e ekipit me “skuadrat e vogla” dhe të ardhmen e tij.

EUROGOLI – “Vërtetë një gol shumë i këndshëm. E tentova, loja një kundër një është ajo që më karakterizon dhe fatmirësisht ia dola”.

“VIKTIMA” PARTIZANI – “Besoj se është 100% zotësia ime, nuk ka lidhje as me rastësinë dhe as me personalen ndaj Partizanit”.

OSHILACIONET – Është e drejtë. Jo se bëjmë maksimumin vetëm më skuadrat e mëdha. Besoj se në momente të vështira kemi humbur përqendrimin dhe kjo nuk na falet. Sikur e lëshojmë lojën kur jemi në disavantazh. Sot nuk na ndodhi, e vijuam ndeshjen dhe e fituam”.

E ARDHMJA – “Deri në momentin që do të jem pjesë e Skënderbeut, deri në momentin që do e vendosë klubi, do të jap maksimumin. Këtë gol ia dedikoj gjithë tifozëve korçarë. Nëse vendoset kështu, do të vazhdoj të shënoj për Skënderbeun”.

ISH EKIPET – “Nuk ndahet mishi nga thoji. Janë dy ekipe që janë në zemrën time dhe do vazhdojnë të jenë. Sinqerisht i uroj më të mirat, Luftëtarit dhe Flamurtarit. Shpresoj të mos jenë më në atë gjendje”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!