Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bregdeti i Semanit po zhduket/ Specialistët: Për shkak të erozionit deti përparon çdo vit me 20 metra

schedule15:22 - 9 Dhjetor, 2025

schedule 15:22 - 9 Dhjetor, 2025

Pas vërshimeve të dy lumenjve që derdhen në bregdetin e Fierit, ujërat e Adriatikut kanë përparuar më tej drejt tokës ranore.

Ky është një fenomen natyror që prej vitesh po gërryen bregdetin, por që intensifikohet gjatë dimrit dhe rritjes së prurjeve të Vjosës dhe Semanit. Ekspertët thonë se erozioni detar është më i dukshëm në Seman, ku prej 30 vitesh deti po avancon pa ndërprerje.

Mesatarisht sipas matjeve në terren nga autoritetet vendore, në Seman po zhduken 20 metra bregdet çdo vit. Fenomeni është shfaqur edhe në Darëzezë aty ku ndodhet grykëderdhja e Vjosës. Për ta ndalur apo frenuar këtë dukuri, sipas eksperteve ka vetëm një mënyrë.

Përtej faktorit natyror, ky erozion duket se është ndikuar nga njeriu, me shfrytëzimin pa kriter të shtrateve të lumenjve.

Lumi Seman ndryshe nga Vjosa, është bërë pre e gërryerjes pa kriter të inerteve duke shkaktuar edhe devijim të deltës së tij përgjatë tre dekadave. Megjithëse shfrytëzimi i materialeve të lumenjve është ndaluar prej disa vitesh, pasojat e së kaluarës vazhdojnë të japin efekte në erozionin natyror.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!