Gazetari i Abc News Artan Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale foto teksa ndodhet mes parcelave me kanabis në veri të vendit. Nga ajo që shihet në videot dhe fotot e publikuara nga gazetari, duket se prodhimi është i “mbarë” dhe shërbimi është bërë mirë pasi rrenjët kanë kaluar dy metrat dhe janë plot me boçe.
Hoxha shkruan se në pyjet me kanabis ka jetë, ndërsa i drejtohet me ironi kryeministrit Rama, duke i thënë se Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania.
Sakaq, Hoxha paralajmëron një histori ekskluzive të cilën do ta publikojë së shpejti në Abc News.
g.v/abcnews.al