Brdaric te Partizani? Gaz Demi i vë vulën me vendimin e fundit

schedule09:01 - 28 Maj, 2022

schedule 09:01 - 28 Maj, 2022

Shumë fjalë ka pasur për të ardhmen e Dritan Mehmetit. Thomas Brdaric, ish-trajneri i Vllaznisë, ishte emri më i përfolur për ta pasuar.

Gjithsesi për momentin këto zëra duhen të ndalen, pasi ka folur presidenti Gaz Demi. E bën rrallë dhe këtë herë në “Panorama Sport” ka konfirmuar vazhdimësinë me Mehmetin në stol.

Puna e mirë e bërë në pjesën e dytë të sezonit, që u shoqërua edhe me kapjen e kupave të Europës, ka sjellë edhe zgjatjen e bashkëpunimit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!