Brdaric: Nuk luajtëm mirë, rëndësi kishte kualifikimi në gjysmëfinale

schedule16:56 - 10 Shkurt, 2022

schedule 16:56 - 10 Shkurt, 2022

Vllaznia u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë dhe trajneri Thomas Brdaric pas ndeshjes me Flamurtarin tha në Supersport: “E rëndësishme është që u kualifikuam, pavarësisht lojës jo shumë të mirë. Synimi ynë ishte kualifikimi, ndoshta kishim dhe shumë fat”.

“Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm përsa i përket analizës së lojtarëve, pasi edhe fusha nuk ishte në gjendjen më të mirë. Duhet të jemi të fokusuar te ndeshja e radhës dhe më pas do të analizojmë dhe ndeshjen e sotme”, vijoi gjermani.

“Përpara përballjes me Laçin kemi pasur një përmirësim shumë të madh, edhe pse takimin me Laçin nuk arritëm ta fitojmë. Takimi i radhës me Teutën do të jetë një takim që do të kemi shumë mbështetjen e tifozëve tanë dhe besoj se do të dalim mirë”, përfundoi trajneri i Vllaznisë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!