Brdaric i nervikosur me VAR-in: S’kishte prekje me dorë, komplimentoj futbollistët

schedule16:27 - 6 Shkurt, 2022

schedule 16:27 - 6 Shkurt, 2022

Vllaznia ishte pa fat në transfertën e Laçit, ku iu anulua një gol nga sistemi VAR në pjesën e parë.

Episod ky ndikoi te shkodranët të cilët u penalizuan, ndërsa në fund humbën me shifrat 1-0.

Pas ndeshjes trajnerit Thomas Brdaric nuk i del e keqja me sistemin VAR ku shprehet se gjithçka ishte e rregullt dhe se Da Silva nuk kishte prekje topi më dorë. Tekniku i shkodranëve komplimentoi edhe futbollistët e tij për lojën e zhvilluar, por mbetet i zhgënjyer nga humbja.

“Përgjithësisht, nuk mund të them sot s’kishim fat, ishte gjithçka m*t. Nuk duhet ta analizojmë këtë ndeshje. Vetëm mund t’i komplimenton futbollistët e mi për gjithçka bënë sot, jam krenar për ta. Rezultati mund të diskutohet, mund të analizojmë disa vendime që mori arbitri, por qëndron edhe fakti që nuk mungoi fati.”

Vendimi i VAR-it: “Pse reagoi VAR-i sepse askush nuk e pa në stadium që kishte prekje me dorë. Nuk është hera e parë që ndodh. Prekja me dorë e Da Silvës nuk e ndihmoi ta çonte topin përpara. Ne e pamë që ishte prekje e qartë në stomak. Ndoshta duhet të pyesni zyrtarët e VAR-it. Nëse mendoni se kam diçka kundër gjyqtarëve, e keni gabim. Është për të ardhur keq që dolëm me zero pikë. Duhet të analizojmë ndeshjen në tërësi dhe disa gabime që mund të kemi bërë. Kanë qenë 4-5 raste të tjera që na kanë penalizuar.”

Sezon i dështuar? “Duhet të jeni të kujdesshëm dhe ju në studio me ato që thoni. Do të me ngacmoni për objektivin titull, por unë jam I ftohtë, ju mirëkuptoj. Kampioni është shumë i gjatë dhe kemi shumë ndeshje për t’u kthyer më lart në renditje”, ka deklaruar Brdaric. /f.a/abcnews.al