Vllaznia arriti të dilte me një pikë nga përballja me Partizanin në “Air Albania”, në një sfidë ku shkodranët luajtën pjesën e dytë me 10-lojtarë.
Pas ndeshjes trajneri Thomas Brdaric ishte shumë i zemëruar me vendimet e arbitrit të ndeshjes, ku sipas tij karton i i kuq nuk duhej për Hakaj.
Tekniku i shkodranëve theksoi se duhej karton i kuq edhe për Partizanit.
Kartoni i kuq: “Ishte një pikë kyçe e takimit, por deri në atë situatë ne ishim shumë mirë. Ne kishim kontrollin e ndeshjes, pastaj shënuam dhe pas shënimit I dhamë hapësirë Partizanit që të luante lojën e vetë dhe më pas ishte kartoni I kuq dhe u duk situata në pjesën e dytë.”
Më shumë kartonë të kuq pas Teutës në Superiore: “Jemi të dytët pas Teutës për kartonë të kuq, por për mua është vendimtar çfarë ndodh sot. Deri javës që vjen do të mendojmë një plan të mirë të ndeshjes ndaj Skënderbeut, por për lojën sot nuk jam i kënaqur për disa gjëra.”
Gabimet në momentet kyçe: “Jam krejtësisht dakord dhe kjo është një pikë për të cilën ne duhet të flasim, investohemi shumë dhe pastaj në një pikë të caktuar i presim këmbët vetes, kur i kemi të gjitha mundësitë për të fituar ndaj çdo ekipi në Superligë”.
Vendimet e arbitrave: “Për mua ishte vendimtare që nuk i dhanë karton të kuq Partizanit. Nuk e kuptoj pse sepse ishte shumë e dukshme, për mendimin tim duhej të jepej dhe pastaj ndeshja do të ishte mbyllur dhe arbitri me atë vendim ndihmoi Partizanin”.
Titulli: “Në këtë moment është e rëndësishme që këtë ndeshje do duhet ta fitonim dhe nuk e fituam, javën tjetër do duhet të fokusohemi te ndeshja tjetër. Tirana është shumë larg dhe ne duhet të jemi të përulur dhe të mendojmë për zonën Europiane. /f.a/abcnews.al