Vllaznia u rikthye sot pas tre ndeshjesh te fitorja, duke mundur Apoloninë minimalisht 1-0, pas një ndeshje të vështirë edhe për shkak të kushteve atmosferike. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric.
“Pas kaq ndeshjesh kemi 40 pikë, diçka e jashtëzakonshme për katë klub dhe fryt i punës së madhe të djemve. Pjesa e parë nuk ishte e lehtë dhe nuk ishim në formën e duhur për shkak të terrenit dhe erës së madhe. Apolonia erdhi për të mos humbur dhe bëri maksimumin. Më pas bëmë gjerat e duhura dhe mundëm të fitonim.
Lojtarët e mi nuk kanë qenë vitet e fundit në majë të Superiores. Të gjithë na ndjekin dhe ne duhet të merremi me këtë. Kjo nuk është e lehtë dhe duhet të jemi të fortë psikologjikisht. Sot skuadra tregoi karakter dhe duhet të vazhdojmë kështu”, u shpreh Brdaric. /abcnews.al