Brazili vendos rekord të ri viktimash, regjistron 1,910 humbje jete në 24 orë

schedule22:55 - 3 Mars, 2021

schedule 22:55 - 3 Mars, 2021

Brazili ka kaluar edhe një ditë tjetër duke regjistruar një numër rekord viktimash nga Covid-19. Në 24 orët e fundit, vendi i Amerikës Jugore regjistroi 1,910 raste të tjera fatale. Të mërkurën në mbrëmje Këshilli Kombëtar i Sekretarëve të Shëndetit të Shtetit tha që shifrat e reja e çuan numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 259,271, rreth 10% të totalit global.

Të martën Brazili regjistroi një tjetër rekord “të zi”, pasi 1,726 persona humbën jetën në 24 orë. Ndërsa, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, është 10,6 milionë

Lajmi vjen në një kohë kur spitalet në të gjithë Brazilin po përballen me një valë të infeksioneve të reja dhe mes kritikave për mënyrën sesi presidenti Jair Bolsonaro e ka menaxhuar krizën. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!