Brazili po krijon një “pasaportë humanitare” për të mirëpritur refugjatët ukrainas, tha Presidenti Jair Bolsonaro në një intervistë të hënën me radiostacionin Jovem Pan. Bolsonaro tha se masa duhet të zbatohet në një ose dy ditët e ardhshme dhe është pjesë e përpjekjeve të vendit për të mirëpritur “të gjithë refugjatët” nga Ukraina.
Presidenti, i cili ka qenë i vendosur në miratimin e asaj që ai e quajti një pozicion “neutral” ndaj pushtimit rus të Ukrainës, tha se shpresonte se konflikti do të përfundonte së shpejti dhe se Brazili dëshiron “paqe në të gjithë botën” raporton “CNN”.
Bolsonaro tha gjithashtu se Brazili pret një komunitet të madh ukrainas, duke përfshirë rreth 600,000 njerëz në shtetin jugor të Paranas. / abcnews.al