Brazili regjistron numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19 në 24 orë

schedule09:03 - 3 Mars, 2021

schedule 09:03 - 3 Mars, 2021

Brazili ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19 në 24 orë,  sipas të dhënave nga ministria e shëndetësisë e vendit.

Vendi regjistroi 1,641 viktima, duke thyer  rekordin e javës së kaluar me rreth 1,541 viktima brenda një dite të vetme. Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 257,361.

Brazili është vendi i dytë me numrin më të lartë të viktimave nga Covid në të gjithë botën, pas Shteteve të Bashkuara, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Mes shifrave të larta dhe një mungesë alarmante të vaksinave kundër Covid-19, Zëvendës Presidenti Brazilian Hamilton Mourao mbështeti vendimin e qeverisë kundër një bllokimi kombëtar për të ndihmuar në lakimin e përhapjes së virusit  duke thënë se vendi nuk është “diktaturë” dhe se mënyra  më e mirë për të luftuar pandeminë është përshpejtimi i vaksinimit – e cila sipas Mourao “gjithçka po shkon mirë”.

Brazili ka vaksinuar pak më shumë se 3% të popullsisë së tij, sipas Oswaldo Cruz Foundation (Fiocruz), një institucion kërkimor i Ministrisë Braziliane të Shëndetësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!