Brazili ka regjistruar një ditë tjetër me numër rekord vdekjesh ditore nga Covid-19. Sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore në vend, kjo është e dyta ditë radhazi që vendi i Amerikës së Jugut regjistron rekord viktimash.
Të mërkurën, Brazili raportoi 2,286 vdekje të reja të lidhura me Covid-19, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, duke kryesuar rekordin e mëparshëm të së martës me 1,972 viktima.
Vendi regjistroi gjithashtu 79,876 raste të reja me Covid-19, duke e çuar totalin e vendit në 11,202,305 dhe numrin e rasteve fatale në 270,656.
Shifrat për të enjten pritet të publikohen më vonë gjatë ditës.
Brazili ka numrin e tretë më të lartë të të infektuarve me Covid-19 në të gjithë botën pas Shteteve të Bashkuara dhe Indisë dhe numrin e dytë më të lartë të vdekjeve, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Më herët të mërkurën, Organizata Shëndetësore Panamerikane (PAHO) njoftoi se ndërsa SHBA, Kanada dhe Meksika po regjistrojnë një rënie të rasteve, pothuajse çdo shtet brazilian pati një rritje gjatë javës së fundit. sb/abcnews.al/