Brazili pret që më shumë se 100 vende të mbështesin aleancën kundër urisë

schedule19:36 - 12 Korrik, 2024

schedule 19:36 - 12 Korrik, 2024

Më shumë se 100 vende pritet të mbështesin një aleancë globale kundër urisë të propozuar nga Brazili për të luftuar problemin e numrit në rritje të njerëzve të uritur në botë, tha këtë të premte Ministri brazilian i Zhvillimit Social, Welington Diaz.

Ai i tha Reuters në një intervistë se do të udhëtojë në Kombet e Bashkuara javën e ardhshme për të promovuar aleancën, nisma e Presidentit Luiz Inácio Lula da Silva për të ulur varfërinë në Brazil dhe në mbarë botën. Që kur Lula da Silva mori detyrën vitin e kaluar, Brazili ka bërë hapa përpara në reduktimin e pasigurisë ushqimore dhe varfërisë në ekonominë më të madhe të Amerikës Latine, tha Diaz.

Brazili pret mbështetje të konsiderueshme për iniciativën nga G20 (grupi i 19 vendeve më të zhvilluara në botë dhe Bashkimi Evropian), të cilin vendi i Amerikës së Jugut kryeson këtë vit. Nisja zyrtare e të ashtuquajturës Aleancë Globale kundër Urisë dhe Varfërisë është planifikuar për samitin e G20 në Rio de Zhaneiro në nëntor, por të gjitha pyetjet në lidhje me tekstin e marrëveshjes janë zgjidhur plotësisht, shtoi Diaz.

Aleanca synon të krijojë mekanizma për shpërndarjen efikase të burimeve financiare dhe të njohurive. Qëllimi i tij është të heqë të gjitha vendet nga harta e urisë nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) deri në vitin 2030./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!