Në Brazil kanë humbur jetën 1.039 persona gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i viktimave në shtetin latino-amerikan ka arritur në 24.512, ndërsa numri i rasteve të reja ka arritur në 391.222.
Sipas “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat më të fundit mbi pandeminë, Brazili është vendi më i prekur në Amerikën Latine dhe vendi i 2-të në botë pas SHBA-së për nga numri i rasteve./abcnews.al