“Bravo lojtarëve, akordi i tyre me Juventusin shembulli që duhet ndjekur”

schedule17:54 - 29 Mars, 2020

schedule 17:54 - 29 Mars, 2020

Gabriele Gravina ka vlerësuar shumë gjestin e futbollistëve të Juventusit. Lojtarët e kampionëve të Italisë pranuan të ulnin rrogat e katër muajve në këtë krizë ekonomike dhe i kursyen klubit rreth 90 milion euro.

Presidenti i FIGC (Federata Italiane e Futbollit) thur elozhe për Chiellinin me shokë dhe trajnerin Sarri në një prononcim për Ansa, teksa thekson se vetëm në këtë mënyrë futbolli do e marrë veten.

Akordi që arriti Juventusi me lojtarët është një shembull për të gjithë sistemin. Falënderoj Giorgio Chiellinin, shokët e tij të skuadrës dhe Maurizio Sarrin, sepse ata kanë vendosur interesin e përgjithshëm në qendër të dialogut të tyre me klubin.

Uniteti dhe solidariteti në botën e futbollit, përfaqësojnë përgjigjen e parë të shkëlqyer për urgjencën që po përjetojmë, që rrezikon të jetë edhe më e rëndë nëse nuk rikthehemi të luajmë. Vetëm përmes kontributit të protagonistëve do e bëjmë futbollin më të fortë”, deklaron Gravina. /abcnews.al

 

Gabriele Gravina