Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Brava në tokë, del jashtë përdorimit dera e shkelmuar në selinë blu nga përkrahësi i Berishës

schedule14:50 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 14:50 - 21 Dhjetor, 2021

Dera e shkelmuar në selinë e PD nga përkrahësi i ish-kryeministrit Sali Berisha duket se ka dalë jashtë përdorimit. Siç shihet në pamje brava ka rënë në tokë dhe anash saj duken të çarat e derës, e cila u hap me dhunë.

Mesditën e sotme grupi i udhëhequr nga Sali Berisha u drejtua për në selinë blu me anëtarët e komisionit të rithemelimit në katin e dytë të godinës. Dyert e sallave ishin të mbyllura, por njëri prej mbështetësve të Berishës e hapi derën me forcë duke e goditur me shkelm.



 

Menjëherë pas këtij veprimi ka reaguar PD  e cila bën me dije se ka kallëzuar penalisht Fatjon Dautin, personin që shoqëronte Berishën dhe ndërmori akte dhune në selinë blu. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!