Brataj: Shumë mjekë “ngopin” pacientët me antibiotikë

schedule15:05 - 13 Nëntor, 2021

schedule 15:05 - 13 Nëntor, 2021

Nga Ajgena Korbi

Pas rreth një viti e tetë muaj nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, kur disa prej pyetjeve lidhur me Covid 19 kanë marrë përgjigje, shumë mjekë vijojnë të mbingarkojnë me ilaçe të sëmurët që trajtohen në shtëpi.  Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shprehet se këtë gjë e vë re nga bisedat me pacientë që  telefonojnë  pranë  kësaj  qendre për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Përveç përshkrimit të barnave të caktuar pa qenë nevoja, doktor Brataj sheh me shqetësim dhe kohëzgjatjen e trajtimit me to. Për Covid 19 në shtëpi aktualisht kurohen më shumë se tetë mijë persona. Ndërkohë që  në katër muajt e fundit  ekipet e Urgjencës Kombëtare kanë asistuar në banesë mbi 6 mijë pacientë prej të cilëve rreth 3 mijë i kanë dërguar drejt spitalit pasi paraqiteshin në gjendje më kritike./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!