Mjeku Skënder Brataj ka publikuar një video nga flakët që kanë përfshirë Llogaranë dhe Karaburunin. Brataj shprehet se jemi peng e disa fundërrimave të shoqërisë, duke shtuar se në këto zona po ndodh një masakër.
“Nje DRON per keta KRIMINELË nuk ka që të kapen? Sapo u hap Bay-Passi i Vlorës dhe Kanines! Po çfarë mund ti thuash kësaj masakre që po i bëhet Llogorasë dhe Karaburunit?
Pse jemi peng e disa fundërrinave të shoqërisë?! Edhe sa kohë do të jemi peng e asaj pjese të shoqërisë që ka ngelur primitive? Si mund të digjet një park kombëtar per të bërë kullota?”, shkruan Brataj. m.v/abcnews.al