Brataj në “Provokacija”: Vala e parë nuk ka ikur, në spitale nuk do të krijohet kaos

schedule21:52 - 17 Korrik, 2020

schedule 21:52 - 17 Korrik, 2020

I ftuar në “Provokacija”, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli për situatën e Covid-19 në vend.

Brataj theksoi se vala e parë është ende prezente, ndërsa e krahasoi Covid-19 me viruset e tjera në të kaluarën.

“Janë faktorë që ndikojnë në shkatërrimin e virusit siç është vera. Të fundit janë shkatërruar. Ne i kemi dhënë mundësi të shpërhapjes së menjëhershme. Virusi nuk e dimë sa do të rrijë. Në historinë e pandemive ka pasur sezone edhe vite. Ato të mesjetës kanë zgjatur 6-7 vjet. E fundit, gripi spanjoll ka zgjatur 2 vjet. Mund të zgjasë ky si grip dhe ndërkohë i vjen sezonaliteti i gripit të zakonshëm që e përkeqëson gjendjen. Do ti shtohet edhe një ushtar tjetër në krah. Vala e parë nuk ka ikur, e kemi prezent. Zakonisht këto të fundit kanë qenë vala e parë 6-7 muaj, pastaj të tjera deri në zhdukjen e tij”, u shpreh ai.

Më tej, Brataj tha se faza e fillimit ishte e frikshme për shkak edhe të panjohurës që mbarte virusi. Ndërsa, sot sipas tij janë rritur kapacitetet.

Faza e fillimit ishte e panjohur e madhe. Përgatitja nuk ishte siç është sot. Përgatitja e një sistemi që ti përgjigjet kësaj urgjence. Janë rritur kapacitetet. Pavarësisht se ekspertët mblidhen. Themi pozitiviteti sa shkon, kjo shndërrohet në numra dhe pacientë. Duhet të parashikosh se çfarë po të vjen që ta përballosh. Që do të thotë mos ketë pacientë më shumë seç ke krevatë”, deklaroi Brataj.

I pyetur nga Mustafa Nano, nëse do të ketë situata dramatike në spitale, Brataj tha se nuk e beson një gjë të tillë.

“Unë mendoj se jo se midis kësaj që thamë vazhdon të jetë përqindja e personave që shërohen shumë të lartë. Vazhdon të ketë njerëz të infektuar që nuk shfaqin shenja”, deklaroi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!