Brataj në ABC: Në shërbimin e emergjencës ka të prekur me Covid, shumica e kanë kaluar

schedule08:50 - 9 Shkurt, 2021

schedule 08:50 - 9 Shkurt, 2021

Shefi i Urgjencës Infektive, Skënder Brataj i ftuar në ABC-ja e mëngjesit foli për situatën e pandemisë, shërbimin e urgjencës dhe vaksinës.

Brataj u shpreh se shumë prej personelit të shërbimit të emergjencës e kanë kaluar koronavirusin me simptoma të lehta, ndonëse theksoi se nuk ka një studim të të tregojë se përqind e tyre janë prekur.

Lexo edhe: “Kemi marrë 365 thirrje më shumë”, Brataj: Shumë pacientë kërkojnë të kurohen në shtëpi

“Mjekët e urgjencës nuk i përdorin testet e shpejta. Tamponin  e shpejtë e vlerëson epidemiologu. Në shërbimin e  emergjencës ka shumë të prekur sepse jemi vijën e parë, por nuk ka një studim. Janë kryesisht mosha të reja dhe shumë prej tyre e kanë kaluar me simptoma të thjeshta. I shtruar ishte në fillim të pandemisë kryeinfermieri, por më pas nuk kemi pasur të shtruar”, tha Brataj.

Gjatë intervistës Brataj më tej shtoi se ulja e temperaturave, grumbullimet si edhe festat e fundvitit, sollën rritje të shumta.

I pyetur nga gazetari Enkel Demi si mund të vijojë akoma kritika për festat ndonëse kanë kaluar kohë, Brataj tha se  rritja e numrit të infeksioneve nëse nuk ndërprehet do të përhapet më shumë.

“Rritja e numrit të të infektuarve vjen zinxhir dhe nëse nuk ndërprehet do të përhapet dhe më shumë”, shtoi Brataj.

Teksa foli për vaksinën anti-covid ai tha se ditën e parë ka qenë prezent dhe vetë kryeministri bëri vaksinën për të dhënë më shumë besueshmëri.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!