Brataj: Imuniteti i tufës larg 73%, numri i pacientëve të shtruar është me i lartë se ai që kemi

schedule21:57 - 20 Shtator, 2021

schedule 21:57 - 20 Shtator, 2021

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në emisionin Log. në ABC këtë të hënë ka komentuar të dhënat e publikuara nga akademia e shkencave në lidhje me imunitetin e tufës prej 73%.

Brataj në fjalën e tij është shprehur se kjo nuk është një shifër që duhet të merret shumë për bazë pasi studimi është bërë vetëm me një grup qytetarët në zona urbane si Tiranë dhe Berat dhe mbi të gjithë personat e moshave nën 20 vjeç përbëjnë një numër të madh dhe nuk janë pjesë.

“Si çdo fillim pandemie, sëmundje, tërmeti në hapat e parë njerëzit e kanë besimin tek institucionet, por me lodhjen dhe zgjatjen një gjë e tillë fillon të bijë dhe nga informacioni masiv i pavërtetë. Unë do të ndalohem tek studimi pasi ne në studim nuk kemi përfshirë moshën nën 20 vjeç, nuk kemi bërë një studim të mirëfilltë pasi kemi vetëm zona urbane, dhe besoj se shifra është më e lartë dhe nuk mund të themi se Shqipëria ka një shifër 73 % më të vogël”, ka thënë Brataj.

Ndërkohë nga ana tjetër epidemiologu që ka qenë dhe një nga autorët e studimit Fabian Cenko është shprehur se studimi është i përqendruar në qendra urbane, por përfshirja e grupmoshave dhe e kategorive është tregues i mirë për imunitetin.

Kjo përqindje ne i qëndrojmë pasi së pari popullatës urbane përzgjedhja e individëve ka qenë e rastësishme dhe në biostatistike rastësia të jep të drejtë që të përgjithësosh shumë më shumë sesa janë. Ne menduam se në popullatën urbane do të gjejmë një popullatë më të madhe. Ne Berat ne menduam se do të gjenim një % më të ulët por që e vërteta ishte më e lartë, kjo % është mirë për tu besuar”, ka thënë ai.

Ndërkohë Brataj thekson se studimi më shumë është i bazuar në të dhëna nga mjekët e familjes dhe jo rastësia.

Nuk kam bindjen dhe intuitën, jeni marrë me mjekun e familjes, grupmoshat janë të ndara dhe vitin e kaluar u nisa nga numrat dhe nuk ishte i saktë. Unë flas në rang kombëtar”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ndërkohë sipas Brataj numri i pacientëve të shtruar duhet të jetë më i lartë se ai që është realisht, por sipas tij fakti që një pjesë mund të jenë në banesa dhe një pjesë në spital nuk është i dallueshëm.

Nëse unë sot kam 224 të shtruar në spital ne mund të nxjerrim dhe numrin e të infektuarve, unë duhet që të kemi 638 pacientë por pacientët mund të jenë në banesë, në privat mund të kenë dalë, unë bëj 110-120 vizita çdo ditë”, ka thënë kreu i Urgjencës Kombëtare./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!