Braktisje dhe tension, Bylisi i vjedh fitoren Skënderbeut

schedule16:00 - 8 Shkurt, 2020

schedule 16:00 - 8 Shkurt, 2020

Tension i madh, tërheqje nga fusha dhe në fund paqe. Skënderbeu dhe Bylisi kanë marrë nga një pikë, pasi përballja mes tyre përfundoi në barazim 1-1. Korçarët kanë pretendimet e tyre për një penallti në pjesën e parë, ndërkohë që Bicaj i mbajti në lojë ballshiotët me një top të hequr në vijën fatale.

Fraksioni i dytë i lojës pati raste nga të dyja krahët. Gjithsesi goli erdhi përmes një penallti. Bregu e fitoi atë, kurse Dita e dërgoi në rrjetë më pas. Miqtë nga Ballshi protestuan për pak minuta, duke e tërhequr ekipin nga fusha.

Ata më pas e rinisën takimin, ndërkohë që ia dolën edhe të barazojnë me sulmuesin Emiliano Mozzone. Uruguaiani u rrotullua mjaft bukur në zonë dhe e mposhti portierin Koliçi. 1-1, rezultat me të cilin do të mbyllej i gjithë takimi.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 22
E shtunë, më 8 janar, ora 14:00

Skënderbeu-Bylisi 1-1
Shënues:
Dita 70′ (pen.) / Mozzone 87′