Mesfushori i Milanit, Ismail Bennacer, ka zbuluar arsyen se përse braktisi Arsenalin për t’u transferuar tek Empoli. Algjeriani shkëlqeu në sezonin e tij të parë me kuqezinjtë, ku tashmë ndaj tij është vënë pas dhe PSG-ja.
“Arrita në Angli në korrikun e vitit 2015 dhe kam qëndruar në hotel për rreth dy muaj, pasi nuk dëshiroja të qëndroja te një familje që nuk e njihja. Ia arrita të kem një kontratë 4-vjeçare me Arsenalin, por do të doja të isha në një klub ku më donin”, deklaron mesfushori për “La Gazzetta dello Sport”.
”Nuk e njihja Empolin, por e pranova ofertën për të kaluar nga Premier League në Seria B, pasi atje do të luaja titullar. Bëra të njëjtën gjë kur vendosa të pranoj ofertën e Milanit. Ronaldo? Është fenomen në lojë, por është njeri si të gjithë ne. Mbaj mend kur luajtëm me Empolin kundër Juves, të gjithë shokët e mi të skuadrës i kërkuan selfie Cristianos, por unë jo”, mbyll Bennacer. /abcnews.al