Braktisi mbledhjen e përbashkët të Kuvendeve, Vasili: Prisja që Rama të hiqte dorë nga Ballkani i Hapur

schedule13:10 - 27 Nëntor, 2022

schedule 13:10 - 27 Nëntor, 2022

Deputet i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thekson se u largua nga seanca e përbashkët plenare mes dy qeverive Shqipëri dhe Kosovë për shkak të kryeministrit Edi Rama. Vasili shprehet se priste nga kreu i qeverisë që të hiqte dorë nga Ballkani i Hapur, sipas të cilit është tradhtia më e madhe ndaj Kosovës.

“Braktisa fjalen e Rames sot ne Kuvendin e perbashket Kosove-Shqiperi, sepse mendova se Rama do deklaronte daljen nga Ballkani i Hapur qe eshte tradhetia me e madhe ndaj kosoves, por ai si peng i vucicit nuk e beri. Rama duhej te deklaronte heqjen e traut per vellezerit dhe motrat nga Kosova, ku edhe deputetet mysafire nga kosova kane paguar ramen dhe oligarket per te ardhur ne token amë.

Rama u sherben vetem interesave te Beogradit. Sa kohe te jete Rama kryeminister keto takime do te jene jo te sinqerta sepse ai i sherben Vucicit dhe izolimit te Kosoves. Ndaj sot Rama thjesht vazhdoi lojen e pabese antikosove dhe humbi rastin per te shplare disa faje te renda qe bien mbi te.”, ka shkruar Vasili.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!