Braktisi foshnjen e saj në plazhin e Golemit, policia në kërkim të nënës 22-vjeçare

schedule09:31 - 7 Maj, 2023

schedule 09:31 - 7 Maj, 2023

Një foshnjë dy javëshe është gjetur e braktisur në anë të rrugës në plazhin e Golemit dhe u dërgua në spital, ndërsa nëna e saj u shpall në kërkim nga policia.

Foshnja u gjet nga një kalimtar i rastit. Mësohet se ai e dërgoi vogëlushen 2 javëshe në spitalin e Durrësit dhe më pas njoftoi policinë.

Me nisjen e hetimeve, uniformat blu zbuluan me ndihmën e infermiereve në martenitet se nëna e vogëlushes ishte 22 vjeçarja Denada Syla.

E reja nga Durrësi u shpall në kërkim nga policia e Kavajës për braktisje të fëmijës.

Fatmirësisht foshnja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë

Kavajë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjen e saj.

Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!