Braktisi foshnjën/ ABC News zbardh dëshminë e nënës së 30-vjeçares: S’e kuptonim që ishte shtatzënë, mbante rroba të gjera

schedule12:44 - 12 Nëntor, 2023

schedule 12:44 - 12 Nëntor, 2023

TIRANË– Familjarët e Eglanta Isufit shprehen se nuk kanë pasur dijeni se vajza e tyre ishte shtatzënë. Pas rrëfimit që bëri e reja para trupës gjykuese, ABC News ka zbardhur edhe dëshminë që ka dhënë nëna e saj.

Ajo është shprehur se nuk e kanë kuptuar shtatzëninë e vajzës pasi mbante veshur rroba të gjera dhe ky “truk” duket se ka funksionuar.

“Nuk e dija që ishte shtatzënë, se kam kuptuar pasi mbante veshur rroba të gjëra”, është shprehur nëna e 30-vjeçares.

Po ashtu, e reja nga Pogradeci ka treguar emrin e të dashuri të saj, ndërsa thotë se është braktisur prej tij në momentin kur ka marrë vesh që është shtatzënë. Prokuroria ka marrë në pyetje të dashurin ndërsa ky i fundit ka mohuar që fëmija të jetë i tij./ n.m.abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!