Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Braktiset Berisha/ Petraj: Partia Demokratike e paorganizuar dhe pa kauzë

schedule13:47 - 25 Nëntor, 2025

schedule 13:47 - 25 Nëntor, 2025

TIRANË- Avokati i njohur Edmond Petraj i ftuar në “News Line” tha se Sali Berisha është braktisur nga mbështetësit e Partisë Demokratike dhe kjo u pa në “Foltoren”, e cila u mbajt të hënën, para godinës së kryeministrisë.

Ai theksoi se Partia Demokratike ka nevojë për rikonceptim nga e para. Sipas tij, partitë opozitare duhet të mbledhin forcat për të krijuar një koalicion gjithëpërfshirës, por pa figurat aktuale pasi janë të konsumuara në sytë e publikut.

Sipas tij në këtë gjendje ku është opozita nuk mund t’i bëjë ballë mazhorancës, e cila është e konsoliduar.

“Foltorja për të mbajtur gjallë militantët e paktë në PD. Aty nuk jepet zgjidhje, PD duhet të rikonceptohet nga fillimi dhe të gjejë forcën e duhur për të luftuar të gjithë defektet që ka mazhoranca. Duhet rikonceptuar komplet.

Duhet të bëjnë një koalicion gjithëpërfshirëse, por pa figurat aktuale. Mazhoranca është shumë e konsoliduar. PD e paorganizuar dhe pa kauzë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!