Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Braktiset Berisha/ Berisha flet shumë po pjesëmarrësit, më pak se kurrë

schedule19:15 - 24 Nëntor, 2025

schedule 19:15 - 24 Nëntor, 2025

Nga San Paolo i nxehtë i Brazilit, në bulevardin e ftohtë të Tiranës.

Zv.Presidenti Sali Berisha u kthye nga vizita 4 ditore përtej oqeanit pas dëshmisë për herë të parë në SPAK për 21 janarin.

Asgjë s’kishte ndryshuar nga hera e fundit, foltorja 2 rezultoi një kopje e shëmtuar e foltores 1, vetëm se kësaj radhe doktorit i kishin ndryshuar emrin.

“Deri sot të kemi thënë profesor doktor, apo lider i PD, tani do të të themi emër tjetër, zv.President i CDI Sali Berisha…. Berisha, Berisha, Berisha”

Berisha u sqaroi se titulli në Brazil, nuk është thjesht vleresim personal, por mesa duket gjithë bota ka parë sakrificat e demokratëve në 12 vite opozitë.

“Ai nderim që më bëri internacionalja demokrate e qendrës, duke më zgjedhur në postin e lartë të zëvendëspresidentit të saj është nderim për sakrificat tuaja, është nderim për qëndresën tuaj, është nderim për guximin tuaj, është nderim për mbrojtjen që u keni bërë vlerave të lirisë, të demokracisë, të familjes, vlerave të përbashkëta për mbarë njerëzit e lirë në botë.”

Ai u tha se në Brazil, Rama krahasohej me Maduron, por doktori ia merr në kthesë për miq në Amerikën Latine.

“Vij sot nga Brazili, nga San Paolo, për t’u garantuar ju se kemi miq më shumë se kurrë. Në axhendën e punimeve ishte Venezuela e Maduros, në të cilën diktatori i Venezuelës, njëlloj si Ramaduro i Tiranës, vidhte në çdo zgjedhje, pavarësisht se nuk merrte votat. Edi Rama krahasohet sot me narkodiktatorët më të urryer të planetit.”

Me 300 spartanë në shesh, Berisha kërkoi largimin e Ramës dhe Ballukut. Në rresht të parë qëndronin Flamur Noka dhe djali i Fahriut, kurse në turmë ishte fshehur denoncuesi Gazment Bardhi.

Belind këlliçi, thonë se ka mbetur akoma në Brazil.

Jo se kishte komplekse Belindi për të akuzuar Belindën, por të paktën, kësaj here i shpëtoi kunjave të doktorit për pjesëmarrjen e ulët para Kryeministrisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!