Braimllari kallëzon në SPAK Niko Peleshin dhe tre drejtorë në Korçë

schedule09:47 - 15 Prill, 2021

schedule 09:47 - 15 Prill, 2021

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Korçës, Endrit Braimllari ka paditur në Prokurorinë e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshin si dhe tre drejtorë të rëndësishëm në këtë qytet.

Braimllari ka kallëzuar në SPAK përveç Peleshit dhe drejtorët Ilir Bajlozi, Petrika Kolltuçi dhe Artur Qeramixhi.

Sipas Braimllarit kallëzimi është bërë për shkak të shpërdorimit të detyrës  dhe përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore.

Ndër të tjera në kallëzimin penal të LSI thuhet se të gjithë këto shtetas të cilët kemi kallëzuar ushtrojnë funksione publike prej kohësh, ata e kanë lënë postin dhe kanë filluar të bëjnë fushatë ku të munden dhe si të munden duke filluar që nga zyra e tyre ku ushtrojnë detyrën publike, ashtu edhe të punonjësve në varësi të tyre duke i ngarkuar me detyra politike edhe pse ato ushtrojnë një detyrë publike jopolitike./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!