Braha kaloi nga LSI te PS, Tavo ironi me Çuçin: Po ç’na bëre more, si na e more o Bledi!?

schedule16:28 - 24 Janar, 2021

schedule 16:28 - 24 Janar, 2021

Bledi Çuçi njoftoi sot se deputetja Ediola Braha, që hyri në Kuvend nga listat e LSI-së, tashmë i është bashkuar Partisë Socialiste për garën e 25 prillit.

Por reagimi nga LSI ka ardhur menjëherë. Vangjel Tavo, ish-deputet i kësaj force politike në një status në Facebook i përgjigjet me ironi Çuçit, ndërsa i thotë se Braha prej 2 vitesh ka qenë pjesë e shumicës pasi votonte cdo ligj të rilindjes.

Po ç’na bëre more Bledi!?

Po si na e bëre këtë o Bledi!?

Po si na e more o Bledi!?

Po si nuk e kuptove prej dy vitesh kur të erdhi në zyrë (të kujtohet?) që ishte e juaja o Bledi!?

Po si nuk e kuptove që ishte e juaja teksa votonte çdo ligj të “Rilindjes”, o Bledi!?

Po si nuk e kuptove o Bledi, se sa talent kishte dhe sa e vlefshme ishte për “Rilindjen” kur e përzgjodhët relatore të ndryshimeve kushtetuese për kodin zgjedhor?

Mos more Bledi çfarë na bëre!

Na more një vlerë të madhe me famë ndërkombëtare!

Sa për shkërmoqjen, o Bledi, është “Rilindja” drejt shkërmoqes totale më 25 prill.

Asgjë e askush nuk mund ta ndalë më karrocën e “Rilindjes” tashmë të drejtuar drejt greminës” shkruanTavo./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!