Brad Pitt u fotografua duke dalë nga një qendër në Beverly Hills në një karrocë të mërkurën. Ai shihej i mbuluar me kapuç, syze dielli dhe maskë ndërsa shoqërohej nga një mjek dhe truproja e tij. Megjithatë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi burime për Page Six kanë konfirmuar se ishte në karrocë thjesht për arsye sigurie.
Pitt ndodhej tek dentisti për dhëmbët e pjekurisë. 57 vjeçari doli me një karrocë pasi sipas politikës së spitalit, kërkohet që dikush të largohet në karrocë për të shmangur përgjegjësinë nëse pacientët do të dëmtonin veten gjatë daljes nga institucioni mjekësor.

Ndërkohë, kujtojmë që Pitt do të prezantojë krah Jesse Collins, Stacey Sher dhe Steven Soderbergh edicionin e 93-të të Academy Awards. Lista e prezantuesve përfshin gjithashtu Halle Berry, Harrison Ford dhe regjisorin Bong Joon Ho. /abcnews.al


