Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Brad Pitt nuk i del inati me Angelina Jolie, e akuzon se po përdor fëmijët për publicitet

schedule21:15 - 31 Tetor, 2021

schedule 21:15 - 31 Tetor, 2021

Angelina Jolie ka qenë një një betejë të ashpër ligjore me Brad Pitt për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Kohët e fundit, aktorja ka bërë disa dalje të shpeshta publike me fëmijët e saj, gjatë promovimit të filmit më të ri “The Eternals”. Vajzat dhe djemtë e saj janë shfaqur pranë saj në tapetin e kuq.

Mirëpo, këtë nuk e ka pritur mirë Pitt, me të cilin mbetet në mes të një mosmarrëveshjeje të ashpër ligjore për kujdestarinë. Aktori mendon se ish gruaja e tij po i përdor fëmijët për të marrë sa më shumë vëmendje. “Angelina po përdor fëmijët”, tha një burim i afërt me Pitt për The Post.

“Është e vështirë të kuptohet se si kjo sjellje është në interesin e tyre më të mirë. Brad kurrë nuk i nxjerr fëmijët publikisht dhe ai rrallë flet për ta.” Nga ana tjetër, njerëzit e afërt pranë Angelinës pretendojnë se fëmijët “janë shumë të pavarur, ata nuk bëjnë gjëra që nuk duan t’i bëjnë.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!