Kujtimet e Britney Spears në një kohë të shkurtër kaluan 1 milion shitje dhe Brad Pitt, duke dëgjuar këtë lajm, mendoi se do të ishte një mundësi e mirë për të bërë një film për jetën e saj, bazuar në librin e saj.
Kujtimet e këngëtares, të cilat u publikuan më 24 tetor, zbulojnë momentet e vështira të Britney në sytë e publikut, për kujdestarinë nga babai i saj dhe betejën për kujdestarinë e fëmijëve të saj. Së bashku me Brad Pitt, Reese Witherspoon dhe Margot Robbie paraqitën propozime për të sjellë historinë e Britney Spears në ekranin e madh.
Brad Pitt, Reese Witherspoon gunning to produce screen adaptation of Britney Spears’ memoir https://t.co/TzpXkwztiZ pic.twitter.com/W4I1xBw2li
— Page Six (@PageSix) November 13, 2023
Megjithatë, kjo nuk u pëlqeu të gjithëve dhe disa u kundërshtuan me Pitt: “Brad Pitt, biografitë për gratë e dhunuara nuk janë mjeti për t’u penduar apo rregulluar imazhin tuaj publik, për të gjetur diçka tjetër,” tha një përdorues i komenteve në platformën X/
Brad Pitt është akuzuar se ka vazhduar të punojë me producentin e Hollivudit të dënuar për përdhunim, Harvey Weinstein, edhe pse kritikët thonë se ai dinte për sjelljen e manjatit mediatik, të cilën ai e ka mohuar.
Në muajt e fundit, letrat e Angelina Jolie drejtuar gjykatës kanë bërë xhiron e internetit gjithashtu, duke përshkruar sjelljen abuzive të ish-partnerit ndaj saj dhe fëmijëve të saj./abcnews.al