Brad Pitt ka lënë pas dramën e divorcit me të cilën po përballet prej disa vitesh, dhe ka gjetur kohë të dalë me dikë. Aktori është fotografuar pranë modeles gjermane, Nicole Poturalski në një aeroport të Francës.
Mediat kanë vënë në dukje ngjashmërinë e saj me Angelina Jolie, megjithatë ka patur dhe nga ata që janë shprehur se 27-vjeçarja duket më shumë si një kombinim i Irina Shayk dhe Jolie. “Ata po putheshin dhe Brad ishte jashtëzakonisht i vëmendshëm ndaj saj”, tha një burim për revistën OK!.
Por, si ka reaguar Angelina për lidhjen e ish-partnerit? Siç shkruajnë mediat e huaja, burimet pranë aktores 45-vjeçare janë shprehur se Jolie nuk është aspak e interesuar për jetën private të Pitt dhe aq më pak për modelen gjermane.
“Angelinës i intereson se si do të ndikojë marrëdhënia e tij e re tek fëmijët, por në aspekte të tjera ajo nuk ka asnjë interes të dijë detaje rreth jetës sentimentale të Pitt. Ajo nuk ka asnjë lloj ndjesie romantike për Brad, ndaj nuk është aspak në vëmendjen e saj raporti i aktorit me modelen”, është shprehur burimi. /abcnews.al/

