Braçe uron besimtarët myslimanë: Nderim për bluzat e bardha që humbën jetë gjatë pandemisë

schedule08:23 - 13 Maj, 2021

schedule 08:23 - 13 Maj, 2021

Zv/ kryeministri Erion Braçe ka uruar besimtarët myslimanë në festën e Fitër Bajramit. Me anë të një statusi në rrjetet sociale Braçe uron çdo shqiptar të besimit islam që zoti t’u shpërblejë sakrificat.

Ai ka zgjedhur një foto në park për të nderuar sakrificën e bluzave të bardha që humbën jetë gjatë pandemisë.

‘Çdo shqiptari të besimit islam dua t’i uroj me zemër gëzuar bajramin e madh. Zoti ju shpërbleftë sakrificat tuaja.

Zgjodha t’u uroj me këtë foto nga një kopsht i vogël dhe i madh në park për të nderuar sakrificën e çdo mjeku, infermieri, laboranti, sanitari që humbi jetën e tij në shërbim ndaj një jete tjetër, të goditur nga pandemia, përjetësuar në secilin prej këtyre qeparisave”, shkruan ai./mv.abcnews.al