Braçe: Shteti ka 30 vite që ka hequr dorë nga strehimi në fshat, leja e ndërtimit i merr një dhomë bujkut

schedule16:58 - 16 Maj, 2021

schedule 16:58 - 16 Maj, 2021

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me tarifat e larta të ndërtimeve në fshat.

Braçe përmes një postimi në rrjetin social Facebook jep lajmin se për një leje e tillë ndërtimi shkon mbi 7 milionë lekë.

Zv.kryeministri ndër të tjera bën me dije se shteti ka 30 vjet që ka hequr dorë nga strehimi në fshat dhe bujqve i duhet të ndërtojnë dhe strehohen vetë, shpesh edhe pa leje për shkak të tarifave të larta.

Sipas Braçes kjo ka ardhur si pasojë e dy arsyeve Letrat pa fund si produkt i procedurave dhe kohë e marrë për muaj të terë dhe kostot e larta si pagesë për procedurat deri në leje.

Postimi i plotë:

Shtepia ne fshat si

“ndertim pa leje”!

E kushtueshme prej burokracise;

Nje dhome me pak!

E pasigurt prej

Burokracise!

Po flas per shtepi ne fshat,

tamam ne fshat; asfare ne fshatra ne vijen bregdetare, thjesht ne fshat dhe PER STREHIM!

Shteti ka 30 vite qe ka hequr dore nga strehimi ne fshat;

As nderton e as strehon me qira sepse apartamente nuk ka.

Bujqit strehoen vete, ndertojne shtepi, thuajse pa leje;

Tradite kjo!

Bashkite e reja tani kane plane rregulluese zhvillimi, duke synuar te vene ne kontroll ndertimin ne territor.

Ja kane dale?

JO!

Dy arsye:

Letrat pa fund si produkt i procedurave dhe kohe e marre per muaj te tere;

Kostot e larta si pagese per procedurat deri ne leje.

Shihini kostot;

Per nje shtepi 150 metra katrore, kostot arrijne ne

784 mije leke!

Eshte kostoja e 26 metrave katrore,

Pra kostoja e nje dhome!

Domethene,

Tarifat per procedurat deri ne LEJE,

i kushtojne bujkut 26 metra katrore,

I marrin nje dhome!

Eshte e qarte,

Vec tradites se kultivuar,

Kostot i shtyjne bujqit tek ndertimi pa leje!

Ndertimi pa leje pergjithesisht eshte edhe i pasigurt;

Nje vit e gjysem me pare e pashe me syte e mi ne BUBQ!

Kjo nuk zgjidhet me police gjithfaresh!

Deri tani pervoja me ka treguar se me police jane shtuar edhe me kostot, tamam ne fshat!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!