Braçe reagon pas deklaratës së Mitsotakis: Nuk na ka pushtuar kush, as po na rrëmbejnë tokë e det!

schedule20:58 - 26 Gusht, 2020

schedule 20:58 - 26 Gusht, 2020

Zv. Kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas deklaratës së sotme të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis se Greqia do të zgjerojë nga 6 në 12 milje ujërat territoriale në detin Jon.

Kjo deklaratë e tij riktheu edhe njëherë debatin për detin në Shqipëri, ndërsa Braçe në një koment në rrjetet sociale, u kërkon atyre që i kanë dërguar sms që të qetësohen.

Sipas Braçes, askush nuk na ka pushtuar dhe po ashtu nuk po na rrëmbejnë tokë dhe det.

LEXO EDHE: Mediat greke: Qeveria e Mitsotakis ka njoftuar Tiranën për zgjerimin me 12 milje në Jon

Zv.kryeministri shton më tej se: “Toka, deti e gjithçka tjetër që Zoti na fali në këto anë e që ligjet ndërkombetare e kombëtare na garantojnë, nuk i mbron histeria, por dija, qetësia, qartësia, ligji, pasioni dhe dashuria për çdo centimeter tokë e det të ketij vendi”.

Deklarata e plotë nga Erion Braçe:

Erion Brace

Qetesohuni!

Histeria nuk eshte fuqia jone,

eshte dobesia jone!

Po u drejtohem ju te gjitheve qe keni mesyre prej oresh ne inbox ketu, facebook, ëhatsapp;

QETESOHUNI!

NUK NA KA PUSHTUAR KUSH E AS PO NA RREMBEN KUSH TOKE, DET!

Nuk u jam pergjigjur deri tani se isha ne pune, ne zone, me njerezit,

pra as me ka ikur mendja e as me eshte mekur zeri!

Por edhe sepse nuk dua te ushqej histerine qe na ze e ben tape ne te tilla raste!

Toka, deti e gjithcka tjeter qe zoti na fali ne keto ane e qe ligjet nderkombetare e kombetare na garantojne,

nuk i mbron histeria, por dija, qetesia, qartesia, ligji, pasioni dhe dashuria per cdo centimeter toke e det te ketij vendi!

Nuk ka kush kohe e deshire ti jape ze asaj qe eshte e padobishme;

Tani na duhet bashkim, unitet,

as akuza e as gjyq banal pa prova e fakte qe bejne copash, percajne kete vend e kete popull!

Keshtu qe qetesohuni e kujtoni se si kohe me pare ra si antikushtetuese nje marreveshje e nje pushteti te degraduar;

Me qetesi, qartesi e mbeshtetur fort ne ligj!

Jemi po te njejtet!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!