Deputeti i Partisë Socialistë Erion Braçe ka folur me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit ndaj deputetëve të opozitës në lidhje me rezolutën antikorrupsion.
Teksa numëroi skandalet e 8 viteve të Sali Berishës si kryeministër, ai u ndal te afera CEZ, ku tha se është afera e një familjeje politike.
Ndër të tjera Barçe tha se kush do të bëhet pjesë e miratimit të rezolutës e ka derën e hapur, por kush nuk dëshiron, e ka derën e mbyllur.
“Çfarë dua të them? Që po. Meqë jam i vjetër në sallë më vjen të kujtoj që kemi denoncuar ne me gojë dhe me prova. 1 rruajtjen e OSSH-së, CEZ, këtu ka njerëz që i kanë dalë për zot CEZ. Rruajtjen edhe të borxheve të CEZ. Rrujatja e borxheve u mor përsipër nga e njëjta familje politike. Rruajtja e armës po ashtu. Rruajtjen e Albpetrol. Rruajtjen e çdo rrëkeje uji dhe ishte një rruajtje pa kthim. Rruajtjen e çdo vrime mali që jo tokë mbante mbi vete. Brenda ishte po familja politike. Rruajtjen e Partizanit, rrugës së Kombit. Brenda ishte familja politike dhe biologjike.
Ndaj ne këtu kemi deputetë ende që janë thonë që janë të pafajshëm. Ndodh që edhe që vjedh, pasurohesh në mënyrë të paligjshme, ndodh edhe që shkon në burg, arratisesh. Të gjithë të barabartë para ligjit. Kjo që po prezantojmë sot nuk ësht5ë kthim pas, por konsolidim i kulturës së re, ndëshkimit të korrupsionit, reformim shumë i qartë legjislativ. Kaq e thjeshtë është. Kush do të bëhet pjesë e kësaj e ka hapur derën e hapur, kush do ta mos bëhet pjesë e kësaj e ka derën e mbyllur.”, tha Braçe.
/abcnews.al