Braçe: Kemi bërë më shumë se kushdo në 30 vite, ne kemi vetëm punën jo llafe

schedule22:49 - 20 Prill, 2021

schedule 22:49 - 20 Prill, 2021

Zv/ kryeministri Erion Braçe ka zhvilluar takimin e fundit me banorët e Grabianit para zgjedhjeve të 25 Prillit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Braçe shkruan se në këto zona PS ka bërë më shumë se kushdo tjetër në këto 30 vite. Ai shton se PS ka bërë dhe ka ndërtuar vepra që mbeten ndërsa llafet nuk janë punë. Braçe thekon se PS ka vetëm punën dhe asgjë tjetër.

“Balle per balle e sy me sy! Fjala e fundit; ne Grabian me njerezit, per njerezit, me pune! Ne Grabian, Tre Ura, Stravec e Ferras, kemi bere shume, me shume se cilido ne 30 vite; Beme rrugen Autostrade-Tre Ura-Grabian, Ferras, Mertish, rrugen Tre Ura-Cerme, Tre Ura-Stravec-Germenj-Divjake, Grabian-Dushk Can; Po bejme rrugen hyrese ne Grabian, rrugen Dushk Can-Shenkollas-Hallvaxhias-Germenj;

Beme ujesjellesin e ri te Grabianit, nga puset e reja, depoja dyfish me e madhe, rrjeti teresisht i ri; Beme kopeshtin e ri dhe shkollen e re 9 vjecare; Beme qendren e re shendetesore duke shembur plotesisht te vjetren; Beme kanalizimet e ujrave te zeza e te bardha; Beme kanalet vaditese te para e te dyta ne fushen e Grabianit; Beme urbanizimin e nje pjese te madhe te Ferrasit; Beme me rruge e te arritshem Stravecin;

Beme rielektrifikimin e pjeses me te madhe te Grabianit; Beme rindertimin e 80% te familjeve te komunitetit rom dhe egjiptian; Beme dhe ndertuam vepra! Ato mbeten! Llafet nuk jane pune. Ne vec punen kemi, asgje tjeter! Vleresoni punen!”, shkruan Braçe./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!