Braçe i del në mbrojtje kryebashkiakut që fshehu dënimin: Kërkoi rrogën me forcë nga pronari grek

schedule09:38 - 17 Qershor, 2021

schedule 09:38 - 17 Qershor, 2021

Zv.kryeministri Erion Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut socialist të Mallakastrës. Qerim Ismailja, i cili sipas hetimeve të Prokurorisë ka qenë i dënuar në Greqi.

Hetimi për Ismailaj erdhi pas akuzave të bërë nga Partia Demokratike, ku më pas KQZ i kërkoi Prokurorisë që të verifikonte nëse ai ishte i dënuar. Pas kryerjes së hetimeve Ismailja rezultoi se ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit. Ndërsa së fundmi Erion Braçe, i del në krah Ismailajt, duke thënë se në Greqi është dënuar se ka kërkuar rrogën e tij tek pronari grek.

LEXO EDHE: U denoncua nga PD, Prokuroria: Kreu i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj i dënuar në Greqi

Braçe thotë se Ismailaj është dënuar pa qenë në dijeni, ndërsa shton se ai ka qenë punëtor krahu në Greqi dhe vetëm ka kërkuar rrogën me forcë.

“Tani vëreni veten në lëkurën e një punëtori në ndërtim në Greqi që rropatet dhe i mohojnë rrogën, merrni fryme dy herë e kujtoni edhe familjarë tuaj që e kanë bërë e vuajtur këtë hall atje poshtë, në ishuj!” shkruan Braçe mes të tjerash. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!