Sot ishte një ditë e rëndësishme për socialistët, pasi rifreskuan partinë duke filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale me emërimin e drejtuesve politikë, por u zbulua edhe përbërja e kabinetit qeveritar “Rama 3”.
Në qeverinë e re nuk kishte vend për socialistin e vjetër, Erion Braçe por as si drejtues politik qarku, teksa në 25 Prill drejtoi listën e Fierit. Megjithatë ngushëllohet me faktin që socialistët e zgjodhën anëtar Kryesie.
“Zhveshjen” nga postet drejtuese ish-zv/ kryeministri duket se po e përjeton me qetësi në rrezet e perëndimit të diellit. Ai ka postuar disa foto në rrjetet sociale duke shkruar “qetësi”./ Abcnews.al