BQE: Rritja ekonomike 2.2% për 2017, niveli më i lartë në dekadën e fundit

schedule16:50 - 31 Tetor, 2017

schedule 16:50 - 31 Tetor, 2017

Ekonomia e Eurozonës dha shenja të forta rritjeje gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Niveli i lartë i rritjes bëri që Banka Qëndrore Europiane të përmirësojë parashikimet për rritjen ekonomike në 2.2% deri në fund të vitit, niveli më i lartë i 10 viteve të fundit.

Rritja ekonomike në zonën Euro i kaloi parashikimet gjatë tremujorit të fundit. Të dhënat e zyrës europiane të statistikave EUROSTAT tregojnë se rritja ekonomike, gjatë tremujorit të tretë që përfundoi në shtator arriti në 0.6%.
Me këtë nivel rritjeje, Banka Qëndrore Europiane përmirësoi parashikimin për rritjen ekonomike për vitin 2017, duke e çuar në 2.2%. Kjo përqindje shënon nivelin më të lartë të rritjes ekonomike të 10 viteve të fundit, në hapësirën 19-vendëshe të monedhës së përbashkët europiane.

Papunësia arriti në 8.9%, niveli më i ulët i 9 viteve të fundit. Niveli i inflacionit ra në 1.4% gjatë tetorit, 1% më pak se në shtator, duke qëndruar bindshëm nën objektivin 2% të vendosur nga Banka Qëndrore Europiane. Një tjetër shenjë e mirë është edhe rikthimi i ekonomisë greke në rrugën e rritjes, pas rënies në -1.1% në 2016-n. Gjatë këtij viti, GDP-ja greke u rrit në 0.4%.