Bozo me shkop dhe Manastirliu me nxitim, deputetët tërheqin vëmendje para seancës parlamentare

schedule18:52 - 25 Tetor, 2021

schedule 18:52 - 25 Tetor, 2021

Mbërritja e deputetëve në ambientet e parlamentit edhe ditën e sotme nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendje.

Në veshjet e tyre kanë dominuar kostumet serioze dhe ngjyra e zezë.

Deputetët burra si gjithmonë kanë qenë shumë chic, ndërsa gratë janë kombinuar deri në detaje me aksesorët e zgjedhur, që nga maska dhe deri te çanta.

Deputetja më e vjetër Luljeta Bozo ka hyrë me shkop, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shfaqur e buzëqeshur dhe me shumë nxitim, ndërsa Balluku dhe Spiropali kanë zgjedhur të zezën.

Sipas axhendës, mbledhja e sotme pritet të zgjasë katër orë e gjysmë dhe deri më tani nuk kanë munguar replikat e shumta.l.k/abcnews.al